Aksident në aksin Korçë-Maliq/ Kamionçina përplaset me motorin, plagoset 1 person

Shqipëria

Aksident në aksin Korçë-Maliq/ Kamionçina përplaset me motorin, plagoset 1 person

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Korçë-Maliq në afërsi të fshatit Symiz.

Sipas informacioneve të para mësohet se në aksident janë përfshirë një kamionçinë dhe një motor

Si pasojë e përplasjes, është plagosur drejtuesi i motorit.

Ai është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po bën veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat