Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të enjte në superstradën Lezhë-Milot, pranë urës së Matit.
Mësohet se një kamion ka përplasur një motoçikletë. Si pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar menjëherë për në spital.
Ndërkohë, drejtuesi i kamionit është ndaluar deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Sakaq, si pasojë e aksidentit është bllokuar edhe superstrada drejt Milotit. Policia po punon për të bërë zhbllokimin e rrugës.