I Ngarkuari me Punë i SHBA në Tiranë, David Wisner zhvilloi një takim me kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së.
Lajmi u bë me dije nga Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në Facebook, ku theksohet se Ëisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, “duke theksuar se ai ka mbështetjen e plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar”.
“SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi. Sot, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri.
Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm. Z. Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar”, thuhet në njoftimin e ambasadës.