Avokati i Laert Haxhiut ka reaguar lidhur me pretendimet e Policisë për zbërthimin e një grupi kriminal të vrasësve me pagesë të drejtuar nga klienti i tij.
Përmes një mesazhi në studion e emisionit “Open” në News 24, ai ka thënë se nuk mund të konfirmohen për tre ditë thëniet e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafanit.
Avokati i Haxhiut shkruan gjithashtu se nuk mundet që të hapet një sagë vrasjesh seri nëse nuk flet gjykata.
“Thëniet e Tafanit nuk konfirmohen për tre ditë, nuk duhet të hapet një sagë vrasjesh në seri pa folur gjykata”, ka shkruar avokati.