Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë, ku një automjet tip “Fiat panda” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin vaditës anash rrugës. Shoferi 56-vjeçar, është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lushnjes ku dhe po merr mjekimin e duhur.
Mjeti ka dalë nga rruga në aksin rrugor Pushimi i Shoferit- Divjakë ne vendin e quajtur pishat e Babunjës.
Sipas banorëve të zonës që e ndihmuan drejtuesin e mjetit te dilte nga mjeti, gjendja e tij nuk është e rëndë.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë e për pasojë makina ka përfunduar në kanal, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.