Rritja e pensioneve, Tabaku: Do jenë aq të varfër nesër sa janë sot

Shqipëria

Rritja e pensioneve, Tabaku: Do jenë aq të varfër nesër sa janë sot

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 10:24
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha se rritja e pensioneve me 50 lekë në ditë nuk do u vlejë aspak të moshuarve, pasi çmimet po rriten gjithnjë e më shumë.

Kjo rritje sipas tabakut nuk do ndihet aspak te pensionistët, në një video të publikuar në faqen e saj të Facebook, Tabaku tha se ata do vazhdojnë po aq të varfër sa një vit më parë.

“Fatkeqësisht pensionistët janë shtresa më e varfër e shoqërisë.  Pensionistët sot rritjen e çmimeve të disa produkteve e kanë ndjerë më shumë se sa të tjerët.

E kanë ndjerë sepse pensionet e tyre janë sa 40% e mesatares së pensioneve në BE. Kjo që po bën qeveria nuk quhet as rritje pensionesh, as indeksim.

50 lekë në ditë një pensionisti nuk do t’i dalë për asgjë me çmimet që rriten përditë dhe me situatën ekonomike. Ato do jenë po aq të varfër nesër po aq sa çkanë qenë sot, po aq sa kanë qenë gjatë vitit të fundit”,-tha Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat