Kërkoi që të kryente betimin si kryebashkiak, Gjykata e Durrësit shqyrton kërkesën e Fredi Belerit

Shqipëria

Kërkoi që të kryente betimin si kryebashkiak, Gjykata e Durrësit shqyrton kërkesën e Fredi Belerit

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 12:07
Fredi Beleri

Gjykata e Durrësit pritet të shqyrtojë kërkesën e Fredi Belerit për t’u lejuar të betohet si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

GJKKO ia ka kaluar gjykatës së Durrësit për kompetencë shqyrtimin e kësaj kërkese e cila ka mbërritur këto ditë pranë gjykatës së Durrësit.

Seanca për shqyrtimin e saj nuk është caktuar ende dhe pritet java në vijim për caktimin e datës së saj, ndërsa shorti i ka rënë gjyqtarit Rexhep Bekteshi.

Që prej 12 majit Fredi Beleri është arrestuar për korrupsion aktiv në zgjedhje. Dy javë më parë çështja në ngarkim të tij kaloi për gjykim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat