Zjarri në masivin pyjor të Pishporos vijon të përhapet me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha.
Flakët janë favorizuar nga era dhe kushtet atmosferike.
Ndërsa mësohet se në ndihmë të forcave operacionale tashmë ka mbërritur një buldozer, i cili do të mundësojë hapjen e rrugëve për të parcelizuar masivin në mënyrë që ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse dhe efektivëve të forcave të armatosura të jetë më e lehtë.