Shqipëria mbylli presidencën e saj të dytë në drejtimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashme, Igli Hasani u shpreh se ndihemi krenar që kemi drejtuar me sukses Këshillin e Sigurimit, në një kohë kaq kritike, ku u folën për tema delikate, si ajo e Ukrainës.
Në fokus, thotë Hasani, ishte nevoja për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së, si dhe përshpejtimi i ndihmës humanitare në mbarë botën.
“Shqipëria përmbylli sot Presidencën e dytë dhe të fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në fokus të së cilës ishte nevoja urgjente për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së, si dhe përshpejtimi i ndihmës humanitare në mbarë botën. Ndihemi krenarë që kemi drejtuar me sukses Këshillin e Sigurimit në një periudhë kaq kritike”, ka shkruar ai në një postim në X, dikur Twitter.