Presidenti Bajram Begaj ka shprehur shqetësimin për aktin terrorist në Ankara, ku dy policë mbetën të plagosur.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ai shpreh solidaritet për popullin dhe qeverinë turke ndërsa dënon me forcë aktet terroriste.
“Ndaj shqetësimin e madh për aktin terrorist të ndodhur në rrethinat e Parlamentit turk në Ankara ditën e sotme, kur për pasojë pati disa të plagosur nga radhët e forcave të policisë turke.
Shpreh solidaritetin tim të palëkundur me popullin dhe qeverinë turke për dënimin me forcë të akteve terroriste të të gjitha formave, të cilat sjellin shqetësim dhe kaos për rendin dhe qetësinë qytetare e më gjerë.
Akte të tilla terroriste janë qasje të një bote të vjetëruar dhe bien ndesh me parimet dhe vlerat e botës moderne”-shkruan Begaj.