Banda e Laert Haxhisë/ Lihen në burg 11 të arrestuarit, mes tyre edhe Artan Tafani që zbërtheu krimet

Shqipëria

Banda e Laert Haxhisë/ Lihen në burg 11 të arrestuarit, mes tyre edhe Artan Tafani që zbërtheu krimet

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

11 të arrestuarit e bandës së Laert Haxhisë janë lënë në burg këtë të diel, ndërsa seanca në gjykatën e Elbasanit është zhvilluar në masa të mëdha sigurie.

Gjyqtarja Megi Strakosha pranoi kërkesën e prokurorit të çështjes, Kreshnik Ajazi, i cili kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për të gjithë të akuzuarit.

Në burg u lanë Artan Tafani, Erisiana Abedini, Lulzim Spahia, Ligor Romaçka, Bujar Abedini, Bledar Berberi, Mariglen Topuzi, Enriko Xhahysa, Klea Xhafa, Idriz Manaj, Fatjon Haxhiu,

Kujtojmë se disa ditë më parë, në operacionin “Never Forget“, i cili zgjati rreth 12 orë policia mundi të shkatërrojë një grup vrasësish me pagesë të cilët në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë vendit kishin kryer krime dhe kishin mundur të mbeteshin anonim për policinë.

Arrestimi i 39-vjeçarit Artan Tafani për grabitjen e një exchange në Tiranë ishte pjesa e fundit që plotësoi puzzlen dhe hodhi dritë mbi të shkuarën e errët.

Pendimi i Artan Tafanit dhe bashkëpunimi me uniformat blu i mundësoi policisë zbardhjen e 18 ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në harkun e viteve 2018- 2021. Mes tyre 6 vrasje, shkatërrim të pronës me eksploziv, sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjeve si edhe vjedhje dhe kërcënim të punonjësve të policisë.

Orkestrimi i këtyre ngjarjeve është kryer nga i shumëkërkuari i drejtësisë Leart Haxhiu i cili megjithëse në kërkim që prej vitit 2017 për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit në Lushnjë ka mundur të kryejë dhjetëra krime në Shqipëri dhe Greqi. Haxhiu kishte rekrutuar 15 persona mes të cilëve dhe të dashurën e tij,  me të cilët kishte kryer 6 vrasje, 5 vënie tritoli, 3 vjedhje, sigurimin e kushteve për 3 vrasje të tjera dhe 1 kanosje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat