Zgjerohet megaoperacioni “Tempulli”, në pranga një 43-vjeçar që ishte shpallur në kërkim

Shqipëria

Zgjerohet megaoperacioni “Tempulli”, në pranga një 43-vjeçar që ishte shpallur në kërkim

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 09:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 43-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, është arrestuar në Tiranë.

Në kuadër të megaoperacionit “Tempull”, 43-vjeçari E.S është lokalizuar dhe kapur në rrugën “Jordan Misja”, në Tiranë. Ai është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, përodhim dhe shitje të kanabisit.

Shkon në 96 numri i shtetasve të ndaluar nga megaoperacioni “Tempulli”, ku janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat