Një aksident ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku një makinë policie është përplasur nga një makinë tjetër e tipit “Range Rover”.
Drejtuesi i makinës Range Rover ka goditur nga pas makinën e policisë, e cila si pasojë e përplasjes ka bërë dy rrotullime në rrugë.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur efektivi i policisë dhe pasagjeri që ndodhej në makinë.
Dyshohet se drejtuesi i makinës Range Rover ka qenë nën efektin e alkoolit, ku është shoqëruar në ambientet e Policisë se Vlorës.