Një 31-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në hangarin e banesës së saj në fshatin Pulahë të Korçës.
Në njoftimin e policisë thuhet se këtë të hënë rreth orës 15:55 viktima me iniciale E. A. është gjetur nga familjarët.
Nga këqyrja e jashtme e trupit të 31-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.