Anëtarët e “Lëvizjes Bashkë”, me pankarta në duar, kanë dalë në një protestë pasditen e sotme (2 tetor), në Tiranë.
Mësohet se “Lëvizja Bashkë”, është mbledhur jashtë Kuvendit për të protestuar për minimumin jetik, ndërsa paralelisht, deputetët e parlamentit kanë nisur diskutimet në Kuvend.
“Lëvizja Bashkë” e konsideron minimumin jetik “një çështje me rëndësi kritike për shoqërinë shqiptare”, kauzë kjo e ngritur edhe më herët nga ana e tyre.
Protestuesit kanë kërkuar një minimum jetik me vlerën mbi 20 mijë lekë të vjetra.