“Kodi i Panikut”, gazetarja tregon shifrat me të cilat kamufloheshin Ervis Martinaj, Bajri apo Gjoka në rrjetin Sky

Shqipëria

“Kodi i Panikut”, gazetarja tregon shifrat me të cilat kamufloheshin Ervis Martinaj, Bajri apo Gjoka në rrjetin Sky

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 22:35
Dorjana Bezat

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat e ftuar në emisionin Top Story ka treguar se si kamufloheshin kokat e krimit në vendin tonë përmes rrjetit Sky.

Ajo shpjegon se personazhet e krimit të cilët mund të jenë të arrestuar ose ende në kërkim përdornin një kod 6 shifror që përbëhej nga numra dhe shkronja kapitale, në vend të emrave.

“Sky funksiononte me një kod, nuk kishe emrin tënd, kishe një kod 6 shifror, një përzierje mes shkronjave kapitale dhe numrave, të personazheve të botës së krimit që janë në kërkim apo që janë arrestuar. Kodi i parë që është (në ekranin në studio) MHSE7L i përket ish prokurorit Xhefahir Lita dhe kështu me radhë. Ai është kodi i personit. Kishte një aplikacion Sky që nëse ti kishe panik se ishe në gjurmët e policisë fusje një kod paniku dhe të gjitha bisedat e tua fshiheshin. Brenda aplikacionit ishte një alternativë që quhej kod paniku, ku ti nëse klikoje tek ky kodi dhe fusje një kod tëndin që e zgjidhje ti, të gjitha komunikimet që kishe bërë në rrjetin Sky fshiheshin dhe ishin të pakthyeshme.

Po ashtu kishte alternativa që mesazhet për një afat kohor të cilin përdoruesi e mendonte fshiheshin, në celular nuk ishin, por në server po. Kishte aplikacion që nëse nuk e hapje për një aftat kohor që ti e vendosje, llogaria ishte e papërdorshme. Behar Bajri ka pasur dy Sky, dy llogari, ndoshta për këtë pinin e panikut është e papërdorshme. Mes tyre ata mund të komunikonin vetëm përmes mesazheve dhe nuk mund të dërgonin video. Telefoni i përdorur për Sky ishte i përpunuar që mos të kishte audio, kamera aktive, po ashtu dhe shërbimin GPS, telefoni që kishte këtë program nuk mund të aksesohej në këto”, tha Bezat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat