“Rama i paaftë si kryeministër”, Ngjela: Të ngrihet padi kundër Serbisë

Shqipëria

“Rama i paaftë si kryeministër”, Ngjela: Të ngrihet padi kundër Serbisë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 06:36
Avokati Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se duhet ngritur padi ndaj Serbisë.

Për aq kohë sa mbeti një polic i Kosovës i vrarë, kjo çështje nuk ka nevojë për diskutim.

“Nëse vendi i tij është në konflikt, paaftësia e një kryeministri shkon gjithmonë në favor të kundërshtarit. Tani kjo është paaftësi e këtij apo angazhimi nga Serbia, unë them që është paaftësi. Pse? Sepse nuk e ka vetëm këtu, e ka në katër aspektet e mëdha të një kryeministri. Është i paaftë, nuk e kupton. Ta lëmë me kaq se dëmi është i barabartë…si e bën me qëllim si e bën nga paaftësia, politika nuk i mat këto, ato i mat drejtësia.

Fakti që ne nuk kemi një marrëveshje juridike të sistemit të thellë me Kosovën kjo tregon që të dy kryeministrat janë të paaftë. Mua nuk më duhet kush e ka fajin, sepse nëse njëri do të konceptoje paaftësinë e tjetrit nuk duhet ta luftojë pse është i paaftë, duhet t’i bindet që ta tërheqi. Kjo është politika,” – u shpreh Ngjela.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat