Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se kërcënimi i krimit ndaj drejtësisë tregon se sot është një ditë zie për sigurinë kombëtare.
Sipas tij, ministri Balla duhet të jepte dorëheqjen jo të bënte si polic.
“Është ministri i dytë pas Saimir Tahirit që bën si polic. Ç’punë ka ministri me atë gjë, ministri drejton politikën në mënyrë civile.
Aty duhet të fliste sot drejtori i policisë, ç’punë ka ministri. Kjo është një ditë zie për sigurinë kombëtare. Është fundi i një logjike shtetërore, çfarë donte të thoshte me qentë le të lehin”, tha Manjani.