Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten mbi 12 mijë shoferë

Shqipëria

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten mbi 12 mijë shoferë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

12 607 drejtues automjetesh janë gjobitur pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia bën me dije se kontrollet janë fokusuar kryesisht te: 

ata drejtues automjetesh që parkojnë në mënyrë të gabuar duke u bërë shkak për krijimin e trafikut të rënduar, ata që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe ata që parakalojnë në mënyrë të gabuar, duke u bërë burim aksidenti.

“Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe për të gjithë qytetarët, që të denoncojnë në numrin falas 112 ose në adresat zyrtare të Policisë, çdo rast të shkeljes së këtyre rregullave.”- apelon policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat