Një 33-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ngiste makinën në gjendje të dehur dhe si pasojë ka përplasur një automjet tjetër dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Tiranë, ku duke ngarë automjetin e tij tip “Benz”, ka përplasur automjetin me drejtues F. F.
Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.