GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të thirrur 71 dëshmitarët, përfshi Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin në lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Zamira Durda, e cila ka humbur të birin në shpërthimin e Gërdecit, theksoi në një deklaratë për mediat se Shkëlzen Berisha nuk ka pasur funksione publike.
“Ne komentuam edhe njëherë në seancë që thirrja e të plagosurve dhe të gjithë familjarëve të tjerë nuk dinë asgjë tjetër veçse janë viktimë e kësaj gjëje.”, tha ajo ndërsa thoi teksa u pyet për djalin e ish kryeministrit. “Shkëlzen Berisha nuk më thotë asnjë gjë për sa kohë nuk ka pasur funksion publik.“, tha ajo.
Avokati i Fatmir Mediut, Ardian Visha theksoi në një dalje për mediat pas seancës theksoi se gjykata ka vepruar me standarte të dyfishta duke mos pranuar kërkesën për të thirrur dëshmitarët e tyre.
“Lidhur me dëshmitarët dhe provat e kërkuara prej nesh, gjykata vendosi që do të vendosë. Ky është një standart i dyfishtë. Miratues qorrazi sa përkon prokuroria dhe hezitues për të miratuar dhe për të mos proviuar atë që kërkojmë neve. Kjo është e padrejtë. Në listën e dëshmitarëve tanë kemi një arsye madhore për të cilën i kemi thirrur këta dëshmitarë dhe mbi këtë bazë duhet të jepet e drejta për t’i thirrur të gjithë dhe jo me përjashtime. Mbi aktet që gjykata vendosi të vendosë do të duhet të kishte marrë këtë vendim sot.”, theksoi Visha.