U kap me snajper në makinë, dënohet me 7 vite e 9 muaj ish-efektivi i RENEA-s

Shqipëria

U kap me snajper në makinë, dënohet me 7 vite e 9 muaj ish-efektivi i RENEA-s

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 11:51
U kap me snajper në makinë, dënohet me 7 vite e 9 muaj ish-efektivi i RENEA-s

Gjykata e Tiranës dënoi me 7 vjet e 9 muaj burg ish-efektivin e forcave RENEA, Remal Rada, nën akuzë për armëmbajtje pa leje.

Rada u arrestua me një armë snajper në makinë në zonën e Saukut. Ndërsa me 5 vite u dënua Elton Hikthi, i cili ishte në automjet me ish-efektivin e RENEA-s. Ata do përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën pasi  u gjykuan me gjykim të shkurtuar.

Ish-efektivi i Forcave RENEA, Rada, u arrestua  më 26 korrik, bashkë me 28-vjeçarin Elton Hithi, pasi  në makinë ju gjet një snajper, i modifikuar për qitje në distancë deri në 2 mijë metra. Më herët Rada ishte larguar me dorëheqje nga reparti RENEA , dhe hapi aktivitet për lavazhieri.

Gjatë  kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën një pistoletë, dy dylbi nate, municion luftarak (një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete). Ish efektivi këmbënguli se ishte e pafajshëm dhe se ishte thjesht i apasionuar pas armëve dhe simboleve. Ndërsa për armët tha se nuk kishte informacion për praninë e tyre dhe se ky ishte një kurth, mbasi ai mendonte se në pako kishte veshje të porositura në Angli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat