Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas sulmit terrorist në Izrael, ku u vranë civilë të pafajshëm.
Në një postim në platformën “X”, Basha shkruan se është tronditur nga sulmi terrorist të Hamasit kundër Izraelit, ndërsa shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave.
Më tej ai shprehet se PD qëndron pranë popullit dhe shtetit të Izraelit në këtë orë të vështirë për ta.
“I tronditur thellë nga sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat e pafajshme dhe familjet e tyre, duke u uruar shërim të shpejtë të plagosurve. Ne qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit të Izraelit dhe miqve tanë në këtë orë të vështirë për ta.”, shkruan Basha.