Aksident në Dimal, plagoset rëndë një 18-vjeçar, niset drejt Traumës

Shqipëria

Aksident në Dimal, plagoset rëndë një 18-vjeçar, niset drejt Traumës

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 22:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pobrat të Dimalit. Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se një motoçikletë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Marinel Kaja,18-vjeç, i cili qarkullonte i vetëm dhe pa kokore mbrojtëse.

18-vjeçari është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat dhe për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, me dëmtime të shumta në kokë.

Efektivët e policisë, që kryen edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, kanë konfirmuar se shkak është bërë shpejtësia me të cilën qarkullonte motoçikleta në kthese, ku edhe ka humbur kontrollin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat