Prokuroria e Posaçme e SPAK ka marrë sërish të pandehur ish-zv.kryeministrin dhe ish-ministrin Arben Ahmetaj. Këtë herë për privatizimin e ish-fabrikës së Bukës.
Gazetarja Keti Banushi raporton se Ahmetaj është marrë i pandehur për veprën penale pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
Ahmetaj i cili është i shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve, tashmë është i pandehur dhe për privatizimin e ish-fabrikës së Bukës, ku tani ndodhet kompleksi Esmerald, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 7 miliardë lekësh të vjetra.
Kujtojmë që më herët Ahmetaj është shpallur në kërkim dhe akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët. Raportimet janë se ai ndodhet në Britaninë e Madhe, sipas avokatëve mbrojtës, por Ahmetaj ka thënë se nuk do të kthehet në Shqipëri nëse nuk do të dalë në dritë e vërteta.
Atij me herët i janë sekustruar 4 apartamente, si dhe dy llogari bankare të cilat arrijnë vlerën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro).