4 menaxherë janë nën hetim pasi vendosën muzikë të lartë në 3 lokale duke prishur qetësinë publike.
Pajisjet që gjenerojnë muzikën u sekuestruan.
Njoftimi i policisë:
Gjatë kontrolleve, në tre lokale në rrugën “Xhanfize Keko”, në Rrugën e Dajtit, dhe në rrugën “Siri Kodra”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për katër punonjësit e lokaleve, shtetasit E. S., 25 vjeç, A. T., 40 vjeç, T. K., 23 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.