Biznesmeni i njohur, Julian (Lul) Morina, thirret nga SPAK.
Mësohet se biznesmeni Morina ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme ku ka qëndruar pak minuta, por nuk dihet ende se për çfarë do të dëshmojë ai.
Morina është pronar i disa kompanive si “DRYMADES DREAM” apo të ndërtimit, si dhe pronar i kompanisë, themeluar në vitin 2022, me objekt zhvillimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese të energjisë elektrike fotovoltaike.
Julian (Lul) Morina njihet edhe si ish-donator i Klubit të Futbollit Tirana.