Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.
Ministri Hasani i shprehu ambasadores Peleg mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë për Izraelin.
Hasani theksoi se, Shqipëria dënon fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm.
“Sot, i shpreha personalisht Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, znj. Galit Peleg, mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë për Izraelin gjatë këtyre momenteve të tmerrshme. Ne dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm”, shkroi Hasani në rrjetet sociale.