Një familje nga Italia po kërkon ndihmë nga shqiptarët pasi vajza e tyre Olga e cila ishte me pushime në Shqipëri është zhdukur pa gjurmë.
Në një postim në Facebook prindrit e vajzës që quhet Olga kanë thënë se kjo e fundit duhej të kthehej në Itali mbrëmjen e djeshme, por që nuk u shfaq në aeroport.
Sipas njoftimit tashmë autoritetet kompetente kanë ndërhyrë për ta gjetur, por ndihma e kujtdo që e ka parë së fundmi apo e ka takuar do të ishte shumë e dobishme.
Mesazhi i çiftit italian:
Unë dhe bashkëshorti im kërkojmë ndihmë nga shqiptarët, por jo vetëm, veçanërisht nga ata që jetojnë në zonën e Tiranës.
Vajza jonë Olga ishte me pushime në Tiranë (zona e Astirit) dhe duhej të kthehej në Itali mbrëmjen e djeshme.
Ajo nuk u shfaq në aeroport dhe nuk kemi dëgjuar më për të. Tashmë autoritetet kompetente kanë ndërhyrë për ta gjetur, por ndihma e kujtdo që e ka parë së fundmi apo e ka takuar do të ishte shumë e dobishme.
Kushdo që ka informacion të dobishëm mund të shkruajë në kutinë postare:
të kontaktojë drejtpërdrejt me policinë e Tiranës ose Ambasadën Italiane në Tiranë.
Ju lutem shpërndajeni sa më shumë
Faleminderit për bashkëpunimin