Seanca gjyqësore për Fredi Belerin mbahet këtë të martë në gjykatën e Durrësit.
Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Kostandina Kamitsi ka mbërritur pranë gjykatës së Durrësit.
Ajo do të ndjekë seancën e Belerit që pritet të nisë në gjykatën e Durrësit.
Ndërsa ndodhet në burg, Beleri ka kërkuar leje për të bërë betimin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.