Një 56-vjeçar nga Rrësheni ka humbur jetën aksidentalisht, pasi po bënte punime në një shtëpi.
56-vjeçari po punonte në shtëpinë e shtetasit Gj.M në fshatin Urak.
Ku dyshohet se gjatë punës për shembjen e soletës, është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.