Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot dhe një koment për përjashtimin e Gazment Bardhit nga Partia Demokratike.
Ai vijoi akuzat ndaj Bashës, duke e cilësuar të marrë peng nga qeveria.
“Lulzim brava për të mos përdorur një term tjetër nuk bën gjë tjetër veçse lexon mesazhet apo fletushkat e Taulant Ballës.
Është një i keqpërdorur, nuk ka asnjë lloj vlere.
Gjërat po kthjellohen rreth një personi që është i marrë peng në disa forma nga kjo qeveri”, tha ai.