Berisha e ka përshëndetur ‘live’ kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, duke hedhur poshtë aludimet për një krisje mes dy aleatëve.
I pyetur nëse ka ndonjë krisje pas deklaratave të Metës se do ta vijojë betejën politike, me apo pa të, Berisha tha se ai ka treguar vendosmërinë e tij të palëkundur për betejën politike.
“Asnjë krisje, ajo është ftesë.
Ai ka treguar vendosmërinë e tij të palëkundur për betejën politike dhe e përshëndes”, tha Berisha.