Vidhet biznesi në rrugën “Myslym Shyri”, një person i maskuar merr paratë nën kërcënimin e armës

Shqipëria

Vidhet biznesi në rrugën “Myslym Shyri”, një person i maskuar merr paratë nën kërcënimin e armës

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Një biznes është grabitur këtë mbrëmje në Tiranë.

Një person i maskuar me kostum të kuq dhe me kapele dyshohet se ka kërcënuar me armë zjarri dhe ka vjedhur një shumë parash.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35 në rrugën “Myslym Shyri”.

Nuk dihet shuma e parave që është vjedhur, ndërsa pritet identifikimi i autorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat