Janë zbuluar dhe asgjësuar përmes djegies 328 bimë kanabis në fshatra të ndryshëm të malësisë së Krujës.
Më parë, në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, janë gjetur dhe asgjësuar 39 342 bimë narkotike kanabis.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.