Shkrumbohet lokali në Shëngjin

Shqipëria

Shkrumbohet lokali në Shëngjin

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 09:31
Zjarri

Një lokal dy katesh i përbërë nga druri është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm.

Kështu raporton gazetari i Klan News Martin Marku i cili ka siguruar dhe pamjet nga vendi i ngjarjes.

Lokali ndodhet në zonën e Kenallës në Shëngjin dhe mësohet se prej zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat