20 shqiptarë të tjerë kthehen nga Izraeli

Shqipëria

20 shqiptarë të tjerë kthehen nga Izraeli

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

20 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar mëngjesin e sotëm nga Izraeli për në Greqi përmes një fluturimi të linjave ajrore greke, të koordinuar  nga  Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtmee Shqipërisë.

“17 prej tyre pasi kanë mbërritur në Athinë, janë nisur drejt Shqipërisë në rrugë tokësore dhe po transportohen për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë, si:

Tirana, Gjirokastra, Korça dhe Vlora, nën kujdesin e MEPJ”, njofton kjo ministri përmes një njoftimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë poashtu njofton se është në kontakt  të vazhdueshëm me të gjitha Ambasadat edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat