SPAK tre vende vakante/ Aplikon prokurori i parë! Kush është Albert Kuliçi, iu vu eksploziv në vitin 2019

Shqipëria

SPAK tre vende vakante/ Aplikon prokurori i parë! Kush është Albert Kuliçi, iu vu eksploziv në vitin 2019

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 11:27
Albert Kuliçi

Albert Kuliçi është prokurori i parë i cili ka aplikuar për vendin vakant në Prokurorinë  Posaçme, SPAK.

Ai sapo i ka dorëzuar dokumentet. Albert Kuliçi ka qenë prokuror në Vlorë, ndërsa aktualisht është prokuror në Tiranë.

Në vitin 2019 Kuliçit iu vendos eksploziv në makinë.  Në atë kohë ai hetonte tjetërsimin e pronave në Karaburun e Zvërnec.

Sipas informacioneve, autorët e ngjarjes nuk u gjetën në atë kohë.

“Në vijim të interesimit publik për kandidatët që duan të bëhen pjesë e Prokurorisë së Posaçme në SPAK, njoftojmë se deri tani ka aplikuar prokurori Albert Kuliçi”, shkruhet në njoftimin e KLP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat