Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi në fjalën e tij në Kuvend tha se PS do të votojë rezolutën për dënimin e Serbisë për sulmin në Veri.
Ai theksoi se Shqipëria dhe PS kanë mbështetur dhe do të mbështesin popullin e Kosovës dhe qeverinë e saj.
“Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë, lidhur me këtë sulm terrorist që do e miratojmë sot, është konfirmim i përkrahjes së plotë dhe të palëkundur të Kuvendit të Shqipërisë për popullin e Kosovës dhe qeverinë e saj dhe nuk ka si të ndodh ndryshe.
PS dhe shqiptarët kanë qenë dhe janë gjithmonë në krah të vëllezërve dhe motrave në Kosovë ashtu siç në vitin 1990”-tha ai.