Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar zyrtarisht se Olsi Dado, Kreshnik Ajazi dhe Albert Kulici, kanë dorëzuar aplikimin për të qenë pjesë e garës për 3 vendet vakante në Prokurorinë e Posaçme.
Kandidati Kreshnik Ajazi, aktualisht është drejtues i Prokurorisë së Elbasanit, prokuror i cili ka nën hetim dosjen e të penduarit Artan Tafani, që zbardhi 6 vrasje, të cilat ishin porositur dhe organizuar nga Laert Haxhiu. Hetimet e kësaj çështjeje zbuluan edhe organizimin për vrasjen e prokurores së spak doloreza Musabelliu.
Kandidati tjetër Albert Kuliçi ka qenë prokuror në Vlorë, ndërsa aktualisht ai e ushtron detyrën në prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2019 Kulicit iu vendos eksploziv në makinë.
Olsi Dado aktualisht është i komanduar prej disa muajsh në SPAK ndërsa më ushtruar funksionin në prokurorinë e përgjithshme.
Ai u komandua në strukturën antikorrupsion me kërkesë të kreut të saj Altin Dumani, për shkak të volumit të dosjeve.
Afati i fundit për aplikime për tre vende vakante në SPAK është dita e hënë, 16 tetor 2023, ku në vijim priten që prokuror të tjerë të dorëzojnë kandidaturat.
Me zgjedhjen e 3 prokurorëve të rinj, SPAK plotëson organikën në bazë të ligjit me 20 të tillë.