Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka falënderuar punonjësit e policisë për të gjithë punën që kanë bërë para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Çekisë ditën e djeshme.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Balla ka falënderuar dhe djemtë e ekipit kombëtar për fitoren e lojës.
“Meritojnë një përgëzim të madh 2300 punonjësit e policisë nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, të përfshira në mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe festimeve, përpara, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke.
Shumë mirënjohje qytetarëve që i mirëkuptuan masat e rrepta në këtë nivel të ri sigurie në stadiume, i cili mori dhe vlerësimin maksimal nga përfaqësuesit e UEFA, FSHF dhe Federata Çeke. Faleminderit djemve të kombëtares dhe trainerit për fitoren mbresëlënëse dhe historike”-shkruan ai.