Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë paradites takoi dhe bisedoi me shumë qytetarë e sipërmarrës të vegjël të Kombinatit.
Sipas Bashës varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë, ku shumica e vendeve të punës në dispozicion, ofrojnë paga të ulëta që nuk përballojnë as minimumin jetik.
Kreu i PD drejtoi gishtin nga qeveria si përgjegjëse për këtë situatë.
“Shqipëria është ndër të vetmet vende në botë ku politikat e qeverise ndihmojnë të pasurit, që po bëhen më të pasur dhe të varfrit me të varfër”, – tha Basha gjatë takimeve rastësore me banorët e Kombinatit.