Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku një 36-vjeçaç ka mbetur i plagosur me thikë.
Policia bën me dije se rreth orës 21:10, në lagjen nr.1, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dh. T., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës, në zonën e qafës, shtetasin Leonard Poci
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Dh. T, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore.
Poci aktualisht ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.