Basha takim me fermerët e Klosit: Korrupsioni ka prekur edhe bujqësinë

Shqipëria

Basha takim me fermerët e Klosit: Korrupsioni ka prekur edhe bujqësinë

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 16:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha këtë të dielë ka zhvilluar një takim me fermerët e fshatit Kurdari në Klos.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se ashtu siç çdo sektor tjetër korrupsioni ka prekur edhe bujqësinë, ndërsa shton se edhe ajo pak mbështetje për fermerët u jepet vetëm atyre që kanë lidhje më pushtetin.

Më tej kryedemokrati shprehet se babëzia e kësaj qeverie, nuk kurseu as fondet e BE-së, që në vend që të shkojnë për fermerët, kanë shkuar për restorante, vila e resorte për qeveritarët dhe klientët e tyre.

Postimi i plotë:

Me fermerët në fshatin Kurdari, Bashkia Klos, bisedova për problemet e shumta të sektorit të bujqësisë.

Dëgjova me vëmendje shqetësimet për mungesën e subvencioneve, për largimin e të rinjve, për mungesën e investimeve.

Siç çdo sektor tjetër, korrupsioni ka prekur edhe bujqësinë. Edhe ajo pak mbështetje për fermerët u jepet vetëm atyre që kanë lidhje më pushtetin.

Babëzia e kësaj qeverie, nuk kurseu as fondet e BE-së, që në vend që të shkojnë për fermerët, kanë shkuar për restorante, vila e resorte për qeveritarët dhe klientët e tyre. Për Partinë Demokratike, bujqësia është një nga sektorët prioritarë që kërkon vëmendje dhe mbështetje financiare nga qeveria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat