Në Tiranë është mbajtur ceremonia e hapjes së degës të Kolegjit të Evropës.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Ai u shpreh shumë i lumtur lidhur me realizmin e këtij projekti.
“Është shumë inkurajuese të shohesh Bashkimin Evropian të kaloj kaq shpejt nga fjalët në vepra. Jo shumë e zakontë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare e falënderoi presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, për ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë.
“Falë përkushtimit të posaçëm të presidentes e cila na ka shoqëruar në momentet e errëta. P.sh kur tërmeti shkatërrimtar e goditi Shqipërinë, dhe mund të them pa asnjë dyshim që pa të rrugëtimi ynë për t’u ringritur dhe për të rindërtuar më mirë do të kishte qenë i pamundur”, tha Rama.