Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka bojkotuar fotografinë zyrtare të liderëve të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.
Gazetarja e Tv Klan, Elja Zotka, thotë se Kryeministrja serbe nuk pranoi që të ishte pjesë e fotos zyrtare.
Por ajo u rikthye në momentin kur liderët po ndiqnin performancën e grupeve valltare të minoriteteve në Shqipëri.
Edhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, një javë më parë kur në Tiranë u mbajt takimi i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, refuzoi që të ishte pjesë e fotos zyrtare, mesa duket për praninë e flamurit të Kosovës.