Ramaj: Rama dhe Kurti të ftohtë mes tyre, nuk i shërben asnjërit prej vendeve në asnjë rast

Shqipëria

Ramaj: Rama dhe Kurti të ftohtë mes tyre, nuk i shërben asnjërit prej vendeve në asnjë rast

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 22:31
Redi Ramaj

Redi Ramaj avokat, u shpreh se kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë kanë marrëdhënie të ftohtë.

Ramaj: Problematikat janë të mëdha kur dy shtetet shqiptare, të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme, të veprojnë me kryeministrat e ftohtë.

Do të ishte edhe false nëse do të përqafoheshin, sepse i tradhton gjuha e trupit të tyre.

Mendoj se një gjë e tillë nuk i duhet Shqipërisë në asnjë rast. Shqipëria dhe Kosova në synimin e tyre e kanë BE-në në fokus, por Shqipëria në politikën e jashtme e ka qendrën te Kosova dhe duhet të ishte e lidhur me të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat