Moti në Shqipëri, reshje shiu dhe rënie të temperaturave

Shqipëria

Moti në Shqipëri, reshje shiu dhe rënie të temperaturave

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Në shtresat e larta të atmosferës kemi hyrjen e masave ajrore të paqëndrueshme të freskëta të cilat do të sjellin reshje shiu dhe rënie të temperaturave.

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me aktivitet kryesor në qendër dhe jug të vendit. Era do të jetë në drejtim jug-lindje me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5-,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 10/13°C,

Zonat e ulëta 12/23°C,

Zonat bregdetare 16/22°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat