Një person i pajetë është gjetur këtë të mërkurë në afërsi të kufirit shqiptaro – grek mbi fshatin Ponçarë.
Sipas informacioneve paraprake, viktima nuk ka shenja dhune.
Ndërsa trupi do të çohet në morg për ekspertizë.
Pritet identifikimi i këtij shtetasi, rreth 60 vjeçar dhe më pas hetimet mbi zbardhjen e rrethanave që kanë sjellë vdekjen e tij.