Gjyqi për statutin e PD, gjykata njeh si palë avokatët e Bardhit dhe Berishës

Shqipëria

Gjyqi për statutin e PD, gjykata njeh si palë avokatët e Bardhit dhe Berishës

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Saga e përballjes së palëve të Partisë Demokratike për t’u njohur në gjykatë është rikthyer këtë të mërkurë, duke përplasur avokatët e të tria grupimeve.

Avokatët e PD zyrtare kërkuan në gjykatë sot njohjen e vendimeve të dala nga Kuvendi i 2 shtatorit, ku u ndryshua statuti dhe iu hoqën kompetencat Gazment Bardhit për drejtimin e grupit parlamentar.

Ndërkohë, avokatët përfaqësues të grupimit të Bardhit dhe ata të Rithemelimit kërkuan pezullimin e kësaj çështje deri në marrjen e një vendimi të Gjykatës së Lartë për padinë e bërë në marsin e këtij viti.

Gjyqtari Niko Rrapi e shtyu seancën për në 25 tetor, për shkak se palët kërkuan të njihen me dosjet dhe avokatët e Berishës te sillnin aktet e përfaqësimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat